Nata e mbrëmshme ishte me plot surpriza për banorët e shtëpisë.

Donaldi, Iliri dhe Einxhel u befasuan nga “Vëllai i Madh” i cili iu bëri ëndrrat realitet, shkruan lajmi.net.

Moderatores, Einxhel Shkira iu dha mundësia që të drejtojë një emision televiziv. Emision ky i mundësuar nga “Fondacioni Dritan Hoxha” i cili ka të bëjë me vajzat dhe gratë që nuk kanë pasur mundësi të arsimohen dhe që kanë nevojë për mbështetje.

Ndërkohë, partneri i saj nga jashtë, Dj Dagz ka bërë një reagim në rrjete sociale duke shkruar se është krenar për Einxhelin.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Ai ka publikuar në storien e tij në Instagram, momentin kur moderatorja merr befasinë teksa i shkroi edhe disa fjalë. ” Zëri i çdo femre, je shumë e madhe Einxhel Shkira. Jam shumë e lumtur për ty dashuria ime por më shumë se i lumtur jam krenar me ty. Einxhel njerëzit me zemër të bardhë e gjejn njëri-tjetrin gjithmonë”, shkroi ai.

Theksojmë se, dyshja e njohur e showbizzit nisën lidhjen e tyre brenda “Big Brother VIP”./Lajmi.net/

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur