Në ekranin e Top Channel është transmetuar puntata e dytë e emisionit “Ëndërrjterrësit” ku janë mbledhur të gjithë personazhet e TCH për të rikujtuar fillimet e televizionit dhe karrierën e tyre në 20 vite TCH.
Të ftuar kanë qenë Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi, ata kanë nisur fillimisht të realizojnë së bashku një emision rinor “Select” e teksa ishin në moderim Arbana ka treguar se shpeshherë acarohej nga Ermal Mamaqi gjithmonë për të njëjtën arsye.
“Unë me Ermalin ziheshim shumë si në kamera dhe jashtë saj, unë e merrja shumë seriozisht prezantimin ndërsa ermali bënte shumë batuta dhe më dukej sikur ja hiqte të gjithë rëndësinë programit, kjo më acaronte shumë”.
Gjithësesi sot ata ruajnë një raport mjaft miqësor me njëri tjetrin.