Banorët e BBV i janë bindur Vëllait të Madh.
Sot në shtëpi ka arritur një zarf i bardhë në të cilin Vëllai i Madh udhëzonte banorët t’i tregonin historitë e dashurisë nga e kaluara, shkruan lajmi.net.
Banorët kanë ndarë me njëri-tjetrin këtë mbrëmje historitë e tyre të para të dashurisë, edhe pse ishin ende të rinj.
Beniada ka treguar për dy histori dashurie. Partnerin e dytë, ajo e cilëson lidhjen më të rëndësishme të jetës, pasi që lidhja e tyre ka zgjatur shtatë vite.
“Për pjesën e dashurisë, unë nuk kam fare frikë të tregoj gjë. Kam dy histori shumë të bukura. I pari ishte bjond, sylarush, si beb, ishte io butë.
Ai çuni tjetër më kujton një kohë shumë të bukur kur unë isha e vogël, e pafajshme. Më kujton një pjesë të Beniadës kur ishte e vogël. Kam pasur lidhjen më të rëndësishme të jetës sime nga 16 deri në 23 vjeçe”, tregon modelja.
Ndër të tjera ajo mori vëmendje teksa tha se nuk dinte të puthte./Lajmi.net/