Ashtu si në takimet e sezonit të kaluar, Mevlani nuk i kursen surprizat romantike për vajzat me të cilat del në takim, në një xhiro buzë detit, nën pamjen mahnitëse të perëndimit, Mevlani doli këtë herë me Efin, për të cilën ka shprehur pëlqim që kur u bë pjesë e këtij sezoni të “Për’puthen”.
Këngëtari nuk i kurseu komplimentet për Efin “Ti je afër perfeksionit, defektet nuk t’i shoh”, i tha ai.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Më tej, Efi u surprizua me një darkë, por as këtë herë nuk mungon arushët, që Mevlani ua dhuroi dhe konkurrenteve të sezonit të kaluar, ndërkohë, Efi shprehu rezervat e saj, duke thënë se nuk është e sigurt nëse konkurrenti është real në deklaratat që bën.
Nga ana tjetër në studio pati shumë polemika, Bruno pati disa ndërhyrje si gjithmonë dhe Efi i tha se ai tashmë është në kosh.
Efi: Ti je në kosh?
Bruno: Po kur më ke pasur ndonjëherë mua ti?
Efi: Je karton i kuq.
Bruno: Jam pra.
Mevlan: Komplimente për buzëqeshjen Bruno, e ke shumë fallco.
Bruno: Të pëlqejnë buzëqeshjet e meshkujve ty mo?
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Mevlan: Mbaroj, mbaroj, sidomos për atë tënden.
Efi: Bruno për këto përgjigje është i pari.