Balerini i njohur Ilir Shaqiri, është njëri nga banorët më të pëlqyer brenda “Big Brother Vip”
Ai së fundmi ka çuditur me një deklaratë, gjatë një misioni nga “Vëllau i Madh”, ku banorët duhej të flisnin për dashurinë e tyre të parë.
Por ajo çka tregoi Iliri, tingëlloi çuditëse, ai u shpreh se ka qenë i dashuruar në mënyrë platonike me një të afërmen e tij.
“Të gjithë e kemi pasur në fis një kushërirë që jemi dashuruar dikur, në kuptimin platonik ë, unë kam pasur një super të bukur! kur është martuar ajo, isha xheloz, na e mori thosha, isha kalama 10 vjeç!, tha balerini./GazetaBlic/