Banorët kanë ndarë me njëri-tjetrin këtë mbrëmje historitë e tyre të para të dashurisë.
Beniada Nishani ka treguar për dy histori dashurie, partnerin e dytë, ajo e cilëson lidhjen më të rëndësishme të jetës, që ka zgjatur shtatë vite.
“Për pjesën e dashurisë, unë nuk kam fare frikë të tregoj gjë, kam dy histori shumë të bukura, i pari ishte bjond, sylarush, si beb, ishte io butë.
Ai çuni tjetër më kujton një kohë shumë të bukur kur unë isha e vogël, e pafajshme, më kujton një pjesë të Beniadës kur ishte e vogël, kam pasur lidhjen më të rëndësishme të jetës sime nga 16 deri në 23 vjeçe”, tregon modelja.