Einxhel Shkira ka disa ditë që nuk ndihet mirë.
Moderatorja shqiptare dhe njëherish banorja e formatit Big Brother Vip pas një incidenti të rëndë brenda shtëpisë e ka thyer krahun, shkuan lajmi.net.
Ajo ishte duke luajtur një lojë të improvizuar teksa papritmas rrëzohet dhe përfundon në gjendje jo të mirë.
Tutje ajo u nis menjëherë drejt spitalit ku edhe mori një trajtim më të specializuar nga mjekët.
Ajo e përfundoi me sukses ndërhyrjen kirurgjikale dhe gjatë ‘live show’ moderatorja ka komunikuar me publikun dhe banorët përmes një lidhje live nga ambientet e spitalit.
Të gjithë banorët kanë treguar kujdes për Einxhel, pasi i premtuan asaj edhe në “PRIME”-n e ditës së premte se do jenë afër saj.
Së fundmi gjatë një bisede me banorët, ditën e sotme ajo u rrëfye pse nuk shkonte dot në shtëpi pas incidentit, duke iu referuar sëmundjes së mamasë së saj, e cila ka thyer këmbën.
“Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do më kishin dhe mua…Në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi…kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një”, është shprehur ajo.
Kujtojmë se javë më parë Einxhel ka rrëfyer historinë e saj të vështirë lidhur me mamanë e saj, që ka kaluar disa probleme shëndetësore./Lajmi.net/