Në Big Brother VIP është hapur një televotim “Kë doni të shpëtoni?” mes Donaldit dhe Tanit. Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka treguar se nuk është vetëm partnerja e Donaldit, por edhe fansja e tij më e madhe.
Ajo ka dërguar si mesazh në numrin zyrtar të “Big Brother VIP” emrin e aktorit. Beatrix ka publikuar në Instastory një screenshot të këtij mesazhi duke e ndarë me ndjekësit e saj.
Kujtojmë se këngëtarja u eliminua pak ditë më parë. Ajo u nda përkohësisht nga Donaldi dhe hoqi dorë nga çmimi i madh.