“Ata janë të humbur, jo unë”, për kë e ka fjalën Arjola?

Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë nga finalja e spektaklit “Big Brother VIP”.

Ndërkohë, banorët e shtëpisë veçse po debatojnë me njëri-tjetrin për situata brenda shtëpisë, gjithashtu edhe finalen, shkruan lajmi.net.

Duke e ditur se Monika dhe Donaldi janë një nga banorët me më së shumti konflikte, Arjola së fundmi ka diskutuar për ta.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Derisa po bisedonte me Einxhel, ajo tha: “Unë kam hequr dorë nga zgjidhja e kësaj situate. I kam qëndruar afër si njërit, si tjetrit, në momente shumë të vështira dhe shumë kritike këtu brenda. T’i duash njerëzit sinqerisht edhe t’i respektosh sinqerisht dhe të mos e vlerësojnë këtë gjë, ata janë të humbur jo unë”.

Ndryshe, Arjola, Iliri dhe Monika janë banorët të cilët aludohet se do jenë finalistët e “Big Brother VIP.”/Lajmi.net/

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur