Në “Big Brother VIP” kanë ‘plasur’ dënimet. Secili banorë ka zgjedhur dënime për të tjerë dhe kësaj here ishte Iliri, i cili duket se vazhdon me ngacmimet me Monikën.
Iliri është banori i radhës që ka shtypur gongun dhe ka zgjedhur Monikën që t’i bëjë komplimente. Ngacmimet e tij me Monikën vijojnë që kur u kris miqësia e tyre sepse Monika zgjodhi Beatrix gjatë një zinxhiri shpëtimi, pavarësisht se Monika tha se e bëri pasi Trixa i ka ndenjur afër.
Teksa i komunikonte dënimin, Monika i thoshte se ia ka bërë komplimentet më parë por nuk e ka besuar, ndërsa tani do gënjeshtra.
Monika: Ke vrapuar, ke shqyer këmbë e duar vetëm për të më dhënë dënime mua. Po sa shumë më do o burrë i dheut. Kur më do, pse më ulëret në prime?
Iliri: Dua një kompliment sepse ka muaj që nuk dëgjoj komplimente për mua dhe i dëgjoj për të tjerët.
Monika: I ke dëgjuar dhe për veten tënde.
Iliri: Kjo do zgjasi deri në Prime se është 24 orë.
Monika: Jo,jo nuk zgjat aq.
Iliri: Mendo disa komplimente njërin më i bukur se tjetri.
Monika: Ti kam bërë komplimentet me zemër, si besove. Tani do komplimente të gënjeshtërt. Ja ky je ti, gënjeshtrën e do. Buzëqesh dhe je gati.