Dyshja e famshme, Bashkim dhe Alvisa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, këtë e bëri të ditur Bashkimi duke ndarë një shkrim në llogarinë e tij në Instagram.
Albi, miku i të dyve sot në puntatën e “Për’puthen” tha se ndarja erdhi pasi kishin pasur konflikte, ndërsa protagonistët e tjerë thonë se Bashkimi është tradhtuar.
Albi: Përderisa provuan dhe nuk shkoi gjëja siç donin të shkonte, është më mirë kështu, më mirë herët se vonë, ata kanë pasur herë pas here konflikte dhe vendosën ti japin fund, eshtë një shkëputje definitive e tyre, kam qenë prezent kur i kanë ndarë gjërat, arsyet është se nuk shohin vazhdimësi mes tyre, bashkimi po e vuan këtë situatë, për aq sa e kam parë dhe i kam qëndruar afër Bashkimit, nuk po e kalon lehtë.
Edi: Është tradhtuar 100%.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Ana: Doli kundra të gjithëve për Alvisën, dhe mori këtë, të gjithë e dinë se Alvisa është me dikë tjetër./Indeksonline/