Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ Ana Kauri ishte e ftuar sot në lojën ‘Hëna e Dielli’ në “E Diell”, ajo u pyet se me kë do lidhej nga ‘Big Brother VIP’ dhe Ana tha se do të lidhej me Tanin pasi i duket interesant dhe pozitiv.
Ana gjithashtu tha se ajo do t’ia hiqte maskën Monikës dhe se armiku do të ishte Iliri, pasi e konsideron më të fortin aty.
Ajo foli dhe për lidhjen me Fationin dhe tha se pasi doli ai nga programi ajo nuk e gjeti veten më në program, po gjithçka u shkëput shumë shpejt, po ajo e pranoi që do të ishte lidhur me të.
Ana “Big Brother Vip” e ka komentuar disa herë gjatë spektakleve me story, ajo e ka shprehur haptazi se i preferuari i saj është Iliri madje e ka falenderuar publikisht që ai i ka mësuar aq shumë gjëra të gjithëve.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Kujtojmë se “Big Brother VIP” është programi më i kushtueshëm në ekranin shqiptar.
“Big Brother Vip” këtë vit ka zbritur nga “froni” “Portokalli”, duke u bërë emisioni më i shtrenjtë për të reklamuar, kështu një sekondë para se Reality show të nisë transmetimin kushton 5700 lekë, kurse gjatë transmetimit, 11,000 mijë lekë.