Dagz u eliminua të martën.

Derisa për eliminimin e tij po shihet fajtor Donaldi i cili nuk e shpëtoi mikun e tij por Tanin, banorin e ri me të cilin s’kishte dhe shumë afirmitet.

I ftuar sot në Fan Club ai i ka sqaruar njëherë e mirë të gjitha aludimet e publikut.

Në lidhje me raportin me Donaldin për shkak të ngjarjes së fundit Dagz ka thënë se e arsyeton veprimin e tij.

“Sikur të kishte ndodh jashtë Big Brother duke qenë shokë do ishte e pafalshme.

Por meqë ka ndodh brenda dhe është lojë mbetet thjesht lojë”, u shprehë Dagz duke treguar se s’ka vend për hatërmbetje mes tij dhe Donaldit./Lajmi/