Reperi i njohur Stresi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Stay Tuned”. Mes të tjerash, ai komentoi lidhjen e Donaldit me Beatrixën.

Reperi tha se Donaldi është miku i tij dhe nuk e gjykon. Mirëpo nga ana tjetër ai kritikoi Beatrixën, e cila sipas tij ka vepruar gabim duke ndërhyrë mes aktorit dhe Borës.

“Donaldi është shumë djalë i mirë, e kam dhe shok. Realisht e kam shumë shok, shkojmë shumë mirë me të. Nuk mund ta gjykoj se çfarë ka bërë Donaldi, po unë gjykoj Trixën shumë. Ky është realiteti shqiptar dhe femrës shqiptare, që bëjnë këto gjeste. Dikur Trixa ka qenë komentuese e fotove, puthjeve të Donaldit. Ky është një realitet i hidhur i joni. Ishtë dicka e shpifur”, u shpreh Stresi.