Mbrëmjen e djeshme banorja që la shtëpinë e “Big Brother” ishte Beatrixa. Largimi i saj u pasua me shumë emocione dhe lot nga banorët e sidomos nga partneri i saj, Donaldi.

Teksa po pëgatiteshin për të shijuar darkën pas spektaklit, banorët e kanë këshilluar aktorin të mos mërzitet dhe të pranojë me pozitivitet kushtet e lojës.

Gjatë kësaj bisede Donaldi shprehu edhe merakun se me çfarë do të përballet Beatrix jashtë mureve të asaj shtëpie.

“Kam fr ikën e saj, nuk e di sesi është jashtë”, tha ai ndërsa Beniada i ofroi mbështetjen e saj.

Të njëjtin shqetësim si Donaldi kishte edhe Trixa mbrëmë. Me të ardhur në studion e spektaklit, Arbana i tha se vuri re trishtim në sytë e saj dhe e pyeti çfarë e shqetëson. Trixa u përgjigj se e frikëson përshtatja me botën jashtë.