Kida mbetet ndër këngëtaret më të dashura dhe më të pëlqyera nga publiku shqiptar.
Këngëtarja e njohur e cila përmbylli një vit mjaft të suksesshëm, së fundmi ishte në pushime në Dubai, teksa tashmë iu është rikthyer angazhimeve muzikore.
Orhidea Latifi (emri i vërtetë) brenda pak ditësh pritet të performoj në Australi dhe tashmë këngëtarja ndodhet atje.
Sot (e premte), Kida postoi një tjetër imazh nga atje, teksa u shfaq e veshur me shumë stil dhe dukej tejet joshëse.
Në një bluz të shkurtë me ngjyrë të bardhë të kombinuar me xhinse dhe kapele të zezë, Kida u shfaq tejet atraktive dhe dukej në formë të mirë.
Ndërkohë, kujtojmë që vitin që lamë pas Kida publikoi albumin “Orchide”, në të cilin u përfshin gjithsej 12 këngë, e që u pritën mirë nga publiku. /Telegrafi/