Kim po shijon pushimet në Ishujt Bahamas.
Dhe Kim Kardashian u kthye në punë të martën ndërsa ishte në një vend tropikal duke realizuar një fotosesion, për linjën e saj të rrobave të banjës, “Skims”, shkruan DailyMail
Sipërmarrësja 41-vjeçare shfaqi linjat e saj të bujshme të trupit, e veshur me një bluzë të kaltër, gjersa në pjesën e poshtme kishte vetëm të brendshmet.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Kim ka pozuar për fotosesionin teksa ka dalë si një sirenë nga ujërat blu, me figurën e saj të pabesueshme të trupit, të theksuar në mënyrë perfekte nga bikinit dypjesëshe.
Nëna e katër fëmijëve nxori në pah pjesën e saj të sheshtë të mesit, si dhe ijet e saj të lakuara, duke i shtuar shkëlqim pamjes së saj.
Zeshkanja mahnitëse i la flokët e saj të gjata të lagura në valë të lirshme rreth saj, teksa kishte vënë një makijazh të lehtë, duke nxjerrë në pah tiparet e saj ekzotike.
Kim doli nga oqeani për disa fotografi, si dhe u pa duke pozuar në të me fotografin gjithashtu pjesërisht të dalë në ujë; ajo u pa duke u kthyer në një karrocë golfi pas përfundimit të fotografive.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Kim ka publikuar imazhe të saj me bikini gjatë gjithë muajit nga udhëtimi i saj në Bahamas, edhe pse nuk dihet nëse rrobat janë të markës së saj.
Në gusht, Kim me sa duket konfirmoi se po zgjeron linjën e saj jashtëzakonisht të suksesshme, “Skims”.