Efi është nga konkurrentet më të pëlqyera nga meshkujt e “Për’puthen”.
Konkurrentja takimin e fundit e pati me Mevlanin, me të cilin zhvilluan biseda interesante duke zbuluar detaje edhe nga e kaluara.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Mevlani ka treguar se vetëm një herë është dashuruar ndërsa te Efi kjo ka ndodhur dy herë.
Ajo tregoi se për njërin ka ngelur respekti dhe e kujton me respekt por për tjetrin nuk ka asnjë lloj ndjesie pasi e ka tradhëtuar.
“Jam tradhtuar.
Më ka munguar ai respekti! Ndërsa lidhja tjetër mbaroi , sepse nuk u përputhën karakteret, nuk shkoi siç duhet jo për mungesë respekti.
Kur më kanë tradhtuar kam qenë e vogël dhe nuk i kuptoja gjërat mirë, e kam falur disa herë, sepse e shihja si diçka që hë se nuk do e bëj më, nuk e merrja si mos respekt ndaj meje.
E lidh dhe me faktin që e kam dashur, por më shumë me moshën që se kam kuptuar“.- tregoi ajo.