Dj Dagz është banori i dytë i cili u eleminua sonte nga Big Brother VIP.
Në një zingjir të nisur nga Beatrixa, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ishin dy banorët që ngelën të fundit.
Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur
Televotimi i cili zgjati vetëm pak minuta, Dagz ishte ai i cili kishte marrë më pak vota, duke lënë kështu përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.
Një pjesë e banorëve shpërthyen në lot, derisa Einxhel ishte ajo e cila e përjetoi më keq gjithë këtë eleminim.
Derisa po përshëndeteshin në fund, Einxhel Shkira i shprehu dashurinë e madhe që ka për Dagz, me të cilin kishin disa javë që po shijonin romancën e dashurisë.
“Të dua shumë”, ishin fjalët e Einxhel derisa i dha përqafimin e fundit Dj Dagzit./Reporteri/