Bashkimi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka folur për marrëdhënien e tij me Alvisën pas daljes nga “Përputhen”.
Ai ka treguar se për momentin ndodhet në Mitrovicë, por që e ka vizituar shpesh Tiranën për të takuar Alvisën.
Ish-konkurrenti është shprehur se ai dhe Alvisa nuk duan të nxitohen në këtë lidhje sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për t’u njohur.
Ai është ndalur dhe te planet e së ardhmes, teksa ka thënë se kanë biseduar që të qëndrojnë në Tiranë.
Bashkimi ka shtuar se në shtëpinë e tij në Mitrovicë ka dhe një dhomë për Alvisën. Nisur nga rrëfimi i tij, duket se gjërat mes dyshes po shkojnë për bukuri.