Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, ka kohë që nuk është aktive me ndonjë projekt muzikor.
Ajo prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i është kushtuar tërësisht jetës së saj private.
Megjithatë, për fansat e saj Dreshaj qëndron aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe dhe video nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, bukuroshja publikoi në InstaStory një fotografi nga palestra, ku shihet teksa vë në pah trupin e saj të tonifikuar.
Ajo është shumë e përkushtuar ndaj ushtrimeve në palestër, me çka ka arritur që në një kohë të shkurtër pas lindjes, ta rikthejë trupin e saj në top formë./Telegrafi/