Bora Zemani mbushi 30-vjeç më 9 janar, në një ditë që ishte e mbushur me surpriza e dhurata për të.

Mirëpo festën e vërtetë e organizoi mbrëmjen e djeshme, ku festoi mes kolegësh, miqsh e njerëzit e saj të dashur.

Madje, dhe Instagram-in e “pushtuan” postimet nga festa, e kuruar deri në detaje e ku të ftuar ishin shumë personazhe të njohur të ekranit e showbizzit.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Mes tyre Sara Hoxha, Arbana Osmani, Amarda Toska, Ermal Mamaqi, Jonida Vokshi, Eraldo Rexho, Olti Curri, Ana Lika Albana Osmani, Elita Rudi, Jona Spahiu, Xhensila Myrtezaj, Aulona Musta e shumë të tjerë.

Atmosferën e ndezën Bruno dhe Klajdi, me muzikë të mirë gjatë gjithë mbrëmjes e duket se “qershia mbi tortë”, ishte momenti kur ata kënduan këngën “Toxic Love” të Elgit Dodës, këngën që Donaldi pranoi gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” se e ka shkruar për Borën.

Siç shihet nga videoja e postuar nga moderatorja Jona Spahiu, Bora ka kërcyer dhe kënduar bashkë me ta këngën dedikuar asaj, ndonëse nuk i ka fshehur emocionet.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Sakaq, Donaldi ka pranuar se i ka dhënë fund kësaj marrëdhënieje, dhe po shijon një romancë me Beatrix Ramosaj, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Megjithatë, pasi disa parashuta erdhën për të më 9 janar, në ditëlindjen e Borës, ai u shfaq shumë i lumtur e tha se mbi të gjitha gëzon respekt për ish-të dashurën e tij.

Shiko videon:

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur