Ishin pothuajse të ndarë por Beatrixa dhe Donaldi si duket u rikthyen fuqishëm.
Donaldi i tha të vazhdonte e vetme, por çifti pasi biseduan gjatë me njëri tjetrin, i dhanë një mundësi dhe për të provuar se si do të shkojë marrëdhënia e tyre.
Mbrëmë ‘Vëllau i Madh’ i suprizoi ata me një natë romantike dhe për të parë një film bashkë.
Kur gjithçka u rregullua në oborr, Arjola ishte ajo e cila i nguc duke u thënë se paskeni dhe dyshek e të ruhen se mos del ndonjë djalë.
Trixa ia kishte kthyer se dëshira e saj është për një vajzë, në anën tjetër Donaldi ishte i hapur për të dyja gjinitë.
Beatrixi ka shprehur dëshirën për një vajzë, kurse Donaldi ka qenë i hapur si për djalë ashtu edhe vajzë.
Arjola: E paskan bërë zemra një dyshek apostafat, ruajuni se mund të dalë ndonjë djalë sonte.
Beatrix: Vajzë kemi dëshirë, llafi që bie.
Donald: Ke vajzë dëshirë?
Beatrix: Po.
Donald: Ok, kam një katalog unë aty si bëhet vajza ke dhe një si bëhet çuni, çuni është më i thjeshtë , me dy fjali.
Kurse goca do i çik punë.
Egzona: Receta është më e gjatë.
Beatrixa dhe Donaldi pësuan një krisje pas parashutës që erdhi surprizë për Donaldin./Lajmi/