Që nga 5 tetori figura të njohura të ekranit kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP Albania për të fituar çmimin prej 100 mijë eurove, balerinë, aktorë, këngëtarë janë personazhet që po tregojnë karakteret e tyre brenda shtëpisë më të famashme në Shqipëri.

Mirëpo, ani pse është publiku ai që vendos për fatin e tyre, edhe produksioni duket se po luan rolin kryesor, duke favorizuar lojtarët, saktësisht balerinin shqiptar, Ilir Shaqiri.

Në asnjë spektakël, qoftë të marteve apo të premteve, produksioni gjithmonë është siguruar që të mos nxjerri asnjëherë anën negative të Ilirit, debatet e ofendimet skandaloze që ai ka bërë.

Një nga rastet e tilla ka qenë debati për Kosovën e Shqipërinë, ku Ilir Shqiri i drejtohet Dj Dagz-it duke i thënë se nuk është shqiptar, por kosovar, derisa Dagz insiston duke thënë se është shqiptar.

Mirëpo, pavarësisht se kjo video ekziston dhe tanimë është bërë virale në rrjete sociale, produksioni ka zgjedhur që këtë debat të mos e japë asnjëherë në spektakël por, nuk mbaron me kaq!

Javën e kaluar gjithashtu pati një debat mes Ilirit dhe Monikës, ku balerini e ofendon rëndë aktoren, derisa po flisnin në dhomën e gjumit, Iliri i thotë Monikës të bëjnë treshe së bashku me lopën që ndodhej në oborrin e shtëpisë ( prova javore me fermën), por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Monikës e cila u shpreh se një gjë të tillë mund ta bëjë ai me gruan e tij.

Por, pavarësisht kësaj, edhe ky moment nuk u dha asnjëherë në spektakël.

Duke mos mjaftuar këto, një moment tjetër aspak i këndshëm e që është bërë viral në rrjete sociale ka qenë kur Iliri dy javë më parë, pikërisht në natën e spektaklit, e prekë Arjola Demirajn në të pasme.

Derisa po e komplimentonte për dukjen e saj, në një moment ai e prekë nga mbrapa dhe reagimi i Arjolës në këtë rast është zero, duke e kaluar kështu me “shaka” edhe këtë moment.

Derisa për pjesën tjetër të banorëve, diçka e vogël e gabueshme bëhet temë diskutimi në spektakël, një gjë e tillë nuk po ndodh asnjëherë me Ilirin.