Këngëtarja Leonora Jakupi, në vitin që sapo e kemi lënë pas, erdhi me një album muzikor me këngë të bukura dhe videoklipe moderne.

Ajo, në secilin videoklip shkëlqej në paraqitje, duke e konfirmuar se është një nga ikonat e padiskutueshme të stilit.

Këngëtarja, ani pse shumë e famshme, pak flet për jetën e saj private, të cilën tenton ta mbajë hermetike.

Ani pse thuajse askush nuk e di si duket shtëpia e këngëtares, ne prezantojmë pak nga dhoma e gjumit dhe këndi i saj më i preferuar.