Moderatorja shqiptare, Bora Zemani vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur, krahas jetës private, Bora është përfolur edhe për paraqitjen e saj teksa është akuzuar shumë shpesh nga ndjekësit që përdor ‘botox’.

Së fundmi, ajo ka postuar një video ku shihet duke u kujdesur për lëkurën e saj dhe komentet nuk munguan.

“Se di pse vetem juve vipave ju ndodh qe mbas disa vitesh fryhen buzet, zvoglohet hunda, ngrihen vetullat, mollezat, apo ju a ploteson xhindi keto?!!” ishte reagimi i ndjekësit.

“Nuk behen me botox ato, degjoje videon se eshte super trajtim, ta sugjeroj! Dite te mbare!“, u përgjigj Bora./GazetaBlic/