Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka kohë që i ka munguar tregut muzikor.

Era Istrefi nuk ka qenë aktive me projektet muzikore dhe as me koncertet ku padyshim që i ka munguar publikut.

Së fundmi, Era ka dhënë një lajm të papritur për shumë të mirë për fansat e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka zbuluar se do rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri muzikor por nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë.

Komenti i cili mori më shumë vëmendjen në këtë imazh është : “Pin” këtë koment nëse viti 2022 do të jetë viti juaj.

Ka qenë pikërisht ky veprim nga këngëtarja që bëri të aludohet se Era do të rikthehet./Blic/