“Big Brother VIP” u prit që në fillim me shumë entuziazëm nga njerëzit. Para se ai të niste nuk pritej që të krijoheshin çifte.

Megjithatë, reality show kaloi çdo pritshmëri dhe deri tani janë krijuar dy lidhje dashurie Donaldi-Beatrix dhe PM-Sarah, teksa duket se së shpejti do zyrtarizohet edhe çifti i tretë Dagz-Einxhel që këtë javë shkëmbyen puthjen e parë.

Sarah dhe PM ishin çifti i parë që u krijuan brenda shtëpisë së “Big Brother”. Fillimisht, ata dukeshin të pavendosur, por gjërat u bënë më serioze me kalimin e kohës.

Madje, natën që u eleminua Dj takoi babin e Sarah-s teksa jashtë ka takuar motrën e saj. Ai me nota humori është shprehur se mezi pret që blogerja të dalë që të vijojnë lidhjen e tyre jashtë.

Nga ana tjetër, edhe më e papritur dhe e bujshme ishte lidhja mes Donaldit dhe Beatrix. Fillimisht, u duk se mes tyre kishte thjesht miqësi por me kalimin e kohës lindën ndjenjat.

Mes shumë paqartësive ata shkëmbyen puthjen e parë që u pasua nga shumë momente romantike. Ndonëse ditëve të fundit mes tyre ka patur disa probleme, pasioni mes tyre është mëse i dukshëm.

Duke qenë se janë dy çiftet më të komentuar të rrjeteve sociale në gati dy muajt e fundit, News31 krijoi një sondazh ku pyetëm lexuesit se cili prej tyre është i preferuari i tyre. Dhe “triumfues” i këtij sondazhi është çifti Pm dhe Sarah që kanë marrë 63% të votova, teksa Donaldi dhe Beatrix kanë marrë 37%.