Ana Kabashi postoi një set të ri fotografish në llogarinë e saj në Instagram, që padyshim nuk kaloi pa vëmendjen e fansave të saj.
Këngëtarja e cila përveç zërit unik, njihet edhe për fizikun e tonifikuar dhe tejet joshëse, komentohet për secilën paraqitje që bën në rrjetet social.
Edhe së fundmi, ajo u shfaq në disa poza tejet atraktive, e veshur me shumë stil dhe grim të theksuar teksa dukej mahnitëse.
Me një bluzë të shkurtë me ngjyrë të zezë dhe mëngë rozë që e vinte në pah dekoltenë, të kompletuar me pantallona lëkure, Ana përshtati pamjen me një palë vathë të gjatë solemn.
Ndryshe, kujtojmë që krahas fotosesioneve, këngëtarja këtë vit po e përmbyll me disa projekte të suksesshme muzikore.
Kenga e fundit e Anës është “11/11”, të cilën e solli të vizuelizuar edhe me një klip të veçantë. /Telegrafi/