Ndoshta dikujt mund të mos i kujtohet, kur është
lansuar iPone për herë të parë, gjiganti i teknologjisë, Apple, pati vendosur
që sistemin operativ ta quajë “iPhone OS” në vend të iOS siç është i njohur
sot.
Tani, sipas një postimi në Twitter nga Jon
Prosser, duket se Apple mund t’u kthehet rrënjave, shkruan ubergizmo.
Kemi parë që në vitet e fundit Apple ka ribrenduar sistemet operative të veta, transmeton KOHA. “macOS” ka qenë i njohur si “OS X”, pastaj më vonë Apple ka prezantuar “iPadOS”, “tvOS” dhe “watchOS”, kështu që për gjigantin amerikan të teknologjisë ribrendimi i iOS-it në “iPhone OS” nuk duket shumë problem.
Është e paqartë nëse iOS do të jetë ende
platformë gjeneralë e Apple-it, apo do të jetë largohet tërësisht dhe do të
marrë emra të ndryshëm për produkte të ndryshme.
Si do që të jetë, kjo mund të zbulohet në
ngjarjen WWDC 2020 të Apple-it e cila do të mbahet javën e ardhshme.