Së fundmi, në Francë është miratuar një ligj i ri që do të kri.minalizojë bullizmin në shkollë dhe do të sigurojë trajnime të mëtejshme për mësuesit për të parandaluar ng.acmimet.
Legjislacioni i propozuar do ta bëjë nga.cmimin në shkollë një vepër penale specifike, për të cilën mund të mbahen përgjegjës ose nxënësit ose stafi i shkollës.
Ata që shpallen fajtorë mund të përballen me gjoba deri në 45 mijë euro dhe tre vjet burg.
Ky lajm i ka rënë në sy edhe Arbanës e cila e ka shpërndarë në Instastory.
Dhe jo vetëm kaq, por i ka bërë tag edhe kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që me këtë fenomen të merren masa dhe në vendin tonë.
Bullizmi ka prekur shumë shoqërinë tonë dhe gjithnjë e më shumë persona të ndryshme po rrëfejnë eksperiencat e tyre aspak të bukura.
Kujtojmë se vetë Arbana ka treguar në emisionin e saj “Dua të të bëj të lumtur se edhe ajo ka rënë pre e bullizmit.
Duke marrë parasysh pasojat e tij urojmë që edhe Shqipëria të ndjekë shembullin e Francës.
Shiko foton: