Trekëndshi Bora-Donald-Beatrix është ndër historitë publike më të komentuara ndonjëherë dhe siç tha Arbana njerëzit duket se e shohin dhe përfshihen me “Big Brother” më shumë seç duhet.
Dje një situatë e papritur dhe e paprecedentë ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Një video që po qarkullon në rrjet së fundmi dhe po bëhet shumë virale tregon se një fans i Borës ka shkruar pranë ambienteve ku ndodhen të izoluar banorët.
“O Donald, o maskara”, dëgjohet një zë mashkulli teksa kur vajzat e pyesin se kush është, dhe ai përgjigjet duke thënë: “Jam fans i Borës, ke bërë gabimin më të madh”.
Donaldi nuk bëri asnjë reagim, por fytyra e tradhton, ai u prek prej situatës, ndërsa Beatrix përsëriti fjalët.
Pas kësaj situate banorët filluan të shqetësoheshin për sigurinë e tyre brenda shtëpisë.
Shiko videon: