Opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku ka munguar në netët e fundit LIVE të reality show-t për shkak se është infektuar me koronavirus dhe zëvëndësuesja e saj ka qenë gazetarja Sonila Meço.
Balina mungoi në një nga netët më të tensionuara ku Beatrix dhe Donaldi folën për herë të parë për lidhjen e tyre dhe trekëndëshin e bujshëm të dashurisë qe u krijua me Bora Zemanin.
Por menjëherë pas mbrëmjes, Balina u shfaq në një vidoe LIVE në Instagram me ish-banoren, Sheila.
Balina u shpreh se nuk i pëlqeu asapk nata e djeshme dhe se produksioni dhe opinionistët e trajtuan se një gjyq moralist sipas saj.
Ajo gjykoi drejtpërdrejtë Arbrin dhe Sonilën duke u shprehur se i kanë kërkuar llogari Donaldit dhe Beatrixit si në komunizëm dhe se kjo nuk u duk asapk e drejtë.
Balina zbuloi gjithashtu se do të kthehej në program ditën e martë dhe se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar.