Teksa drama po vazhdon brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”, një reagim tërthorazi ka ardhur nga nëna e këngëtares, Antigona.
Ajo ka shpërndarë një reagim në Instagramin e saj në të cilin mes tjerash thuhet se “mjaft gjykuam sepse kështu nuk do të mbërrijmë askund”.
Publiku është i ndarë pas romancës së Beatrix me Donaldin.
Një pjesë e madhe po i kritikojnë të dy për shkak të asaj që po konsiderohet “tradhti” ndaj prezantueses Bora Zemani që pati një raport pezull me aktorin e humorit që hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP” që nga fillimi i aventurës me datë 6 tetor.
”Trixa na fal që jemi popull kaq i vogël dhe paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa të thënë dhe të kemi ofenduar duke të prekur kështu në familjen tënde.
Trixa një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luanesh që i ka dalur mbanë të gjitha sfidave të jetës dhe të zgjohemi në nga askushi ta gjykojmë Trixen për cfarë për fjalën më të madhe që është dashuria.
Mjaftë gjykuam se kështu nuk do arrijmë askund, përvec që sdo e kemi ndërgjegjen e pastër kur flemë dhe më e keqja nuk fitojmë asgjë dhe e njëjta do na kthehet pas.
Suksese loqke na ke mbrapa Kosovën tënde të duam shumë” ishte shkrimi që shpërndau.