Fifi i ka dhënë fund eksperiencës së saj brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri.
Këngëtarja kosovare mori vendimin për tu larguar nga shtëpia dy ditë pasi u alivanos pas përballjes me opinionisten Balina Bodinakun.
Fifi u largua nga shtëpia me arsyetimin se i duhet të merret më shumë me veten e saj dhe se meriton më shumë se kaq.
Padyshim që pas daljes nga shtëpia Fifi takoi personat më të përzemërt që ka, e që në radhë të parë është familja.
Sot Fifi ka publikuar një foto me nënën e saj teksa i bëri një dedikim të bukur meqë ishte për 50 ditë larg saj.
“”Më kish mungu era jote nanë”, ka shkruar Fifi krahas imazhit me nënën e saj.