Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Antonela Berisha, ka rrëfyer pa dorashka për jetën e saj në “E diell”.
Ajo ka treguar se është dashuruar me burrë të martuar pa e ditur që ai kishte një partnere tjetër, ndërsa këtë e kishte zbuluar pas disa kërkimeve në Google.
“Më ka ndodhur që jam dashuruar me një person të martuar.
Unë nuk e dija se ai ishte i martuar, por ngaqë jam FBI në gjak e zbulova.
Kërkova emrin e tij në Google, edhe vendlindjen edhe më doli një lajm “filan këngëtar i ftuar në dasëm të këtij personi”.
Aty zbulova që ishte i martuar, Isha shumë e zhgënjyer, Ai i shkreti dhe sot më lutet, por unë e ndërpreva gjithçka aty.
Tani as nuk më intereson”, tregoi Antonela.
Kujtojmë se Antonela kishte një “feeling” për Mevlanin gjatë “Për’puthen”, por këto ndjenja janë zbehur.