Fifi po lë shumë për të dëshiruar me sjelljen e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këngëtarja nga Kosova po kritikohet ashpër nga ndjekësit në rrjete sociale, për sjelljen e saj me banorët në BB VIP.

Blogerja, Argjira Spanca, është njëra nga mikeshat më të mira të Fifit, ku edhe ka reaguar përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shkruar se këngëtarja ka zemër mjaft të madhe.

Tutje, Spanca ka shkruar se Fifi duhet të jetë krenare me veten e saj, e duhet të jetë mirënjohëse me zemrën e madhe që ka.

Postimi i saj në foton më poshtë :