Rrugëtimi i saj në emisionin “Për’puthen” ishte shumë i shkurtër, ajo e mori vetë vendimin për t’u larguar nga emisioni dhe tregoi se kishte gjetur dashurinë jashtë “Për’puthen” e se dëshironte t’i qëndronte besnike.

“Mendjen e kam te njohja jashtë se sa tek djemtë këtu”, u shpreh Fjorela para largimit.

Ndërkohë burime pranë familjes së ish-konkurrentes të “Për’puthen” kanë zbuluar për “iconstyle.al” se Fjorela po jeton ditët e saj më të lumtura ajo është në një marrëdhënie me një djalë që jeton jashtë shtetit dhe që quhet Ani Brakaj sipas këtyre burimeve, partneri i Fjorelës është i angazhuar me një biznes privat.

Madje në profilet e tyre në Instagram vihet re se ata e ndjekin njëri-tjetrin për më tepër djali në fjalë ka publikuar një video nga makina, ku në sediljen e pasagjerit shihet e ulur një vajzë me flokë të zeza të gjata.

Por nuk mbaron e gjitha me kaq! Fjorela shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë, sepse ajo është në pritje të ëmbël.

Sipas informacioneve, ajo është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe planifikon që të jetojë me partnerin në Blegjikë pasi të celebrohen bashkë për këtë arsye këto kohë Fjorela nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale madje në festat e organizuara nga “Për’puthen” ajo nuk ka qenë e pranishme dhe nuk ka bërë asnjë dalje publike.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur