Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao pritet së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.
Disa javë pasi çifti konfirmuan lajmin e ëmbël bukuroshja ka ekspozuar për herë të parë barkun e rrumbullakosur.
Ajo realizoi një foto të hijes së trupit të saj në mur ku barku dallohet qartësisht.
“Nuk ka pasuri më të madhe sesa përveç zemrës tënde, brenda teje të të rrahë dhe një zemër e vogël.
Lus Zotin që çdo femër të përjetojë këtë ndjesi”, shkroi Selvija krahas imazhit.
Ndërkohë çifti nuk kanë zbuluar akoma nëse bebi që popresin është djalë po vajzë, por kur është pyetur për këtë Selvija është përgjigjur:” S’ka rëndësi për mua si djal si vajzë.
E lus Zotin të shkoj mirë shtatzënia deri në fund dhe uroj të ketë shëndet.”