Leonora Jakupi është këngëtarja e dashur e publikut shqiptarë.
Ajo e ka ruajtur me fanatizëm këtë vend në zemrat e njerëzve, duke kultivuar gjithmonë muzikë të dëgjueshme përmes zërit të saj te mrekullueshëm.
Leonora përherë është dalluar për stilin e veshjes, karakterin e saj dhe unikatitetin që e ka shfaqur përmes paraqitjeve publike.
Sa i përket familjes, nuk është që i ka afirmuar shpesh por që publiku i njeh nënën, motrën e vëllaun e këngëtares.
E festën e Vitit të Ri Leonora vendosi ta festoj afër personave të zemres, vëllaut e motrës.
Ajo qëndroi në kryeqytetin e bukur të Hungarisë nga ku postoi foto e video të ndryshme.
Së fundi ndanë një imazh të këndshëm me vëllaun Adnanin e motrën Blertën ku po qëndrojnë bashkë.
Ndryshe vëllau i Leonorës punon në Ambasadën e Kosovës në Hungari./Kosovarja/