Kim Kardashian i habiti të gjithë me paraqitjen e saj në eventin e madh “Met Gala” teksa u shfaq e maskuar nga koka tek këmbët, por duket se artisja shqiptare, Tayna e ka pasur këtë ide para 3 vitesh.
“3 vite më parë, dhe tani them ‘Çfarë kam menduar’?”, ka shkruar Tayna krahas fotos ku shfaqet e maskuar dhe i ka bërë tag Kim Kardashian për të treguar ngjashmërinë mes të dyjave.
Cilës mendoni se i shkon më shumë ky lloj stili?
Kujtomë se pasi u shfaq e maskuar në tapetin e kuq e gjitha në Balenciaga kritikat nuk kanë të mbaruar për Kim Kardashian.
Më herët ajo ka vendosur që të reagojë dhe ka shkruar në “Instagram” për ndjekësit e saj:
“Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët ?!”
Padyshim që kjo veshje është e frymëzuar nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West në albumin e tij më të ri “Donda”.
Nuk është hera e parë që Kim e bën diçka të tillë ,pasi ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian, i çuditi të gjithë kur për të mbështetur sërish Kanye-n në Soldier Field u shfaq e veshur si nuse.
Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre, që u organizua në vitin 2014-të.