Ritvana, vajza e parë e këtij sezoni të “Përputhen” po thuhet se ka bërë një deklaratë për meshkujt shqiptarë për të cilën u hap debat në studio.
Një nga konkurrentët tha se Ritvana i kishte thënë konkurrentes tjetër se ‘meshkujt shqiptarë s’janë gjë në shtrat”.
“Tek dhoma e zhveshjes dëgjova Ritën duke thënë një shprehje “nuk e di pse po sa më shumë ditë kalojnë mendoj se meshkujt shqiptarë nuk janë asnjë gjë në shtrat”, tha ai.
Por menjëherë reagoi Ritvana duke e mohuar një gjë të tillë.
Tha se gjithçka ishte ne kuadrin e një shakaje.
“Jo, jo nuk e kam thënë këtë fjali.
Nuk e kam thënë, ishte shaka në mes të meje dhe Mikelës”, shpjegoi ajo.