Këngëtarja viziton shpesh vendet e huaja.
Dhe, Ronela Hajati së fundmi ka vizituar Milanon, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, ka publikuar edhe fotografi nga atje në rrjete sociale e veshur me shumë stil.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram, ka zgjedhur ta publikojë një fotografi afër katedrales në Milano e veshur me një këmishë me ngjyrë të bardhë dhe një palë xhinse.
Ndryshe, “Alo” është projekti i fundit i këngëtares në bashkëpunim me Vig Poppën./Lajmi.net/