Moderatorja, Luana Vjollca ditën e djeshme ka festuar 30 vjetorin e lindjes.

Ajo ka organizuar një festë për ditëlindjen e saj të 30-të, ku dhe ka prezantuar “projektin e jetës” që do të mbajë titullin “Thuaje” ky program do të jetë një projekt zemre dhe do të ketë histori të vërteta.

Gjatë fjalimit ajo bëri dhe një batutë, ku u duk se konfirmoi zërat për largimin e saj nga “Top Channel”.

“Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?”, u shpreh Luana.

Duket se më në fund ajo ka vendosur që të thyejë heshtjen, ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj, Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

Burime për “Gazeta Express” kanë bënë me dije më herët se ajo po largohet nga “Top Channel” dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.