Kohët e fundit Luana Vjollca po shpalos shumë surpriza.
Moderatorja shqiptare që konsiderohet si më të dashurat e publikut ditë më parë ka treguar se ka përfunduar marrëveshjen me Top Channel, shkruan lajmi.net.
Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.
Ndërkohë që shkak i postimit të fundit ajo ka ngritur dyshime se mund ta shohim në “Portokalli”.
Krejt kjo pasi që Luana u shfaq e veshur me bluzë ngjyrë portokalli dhe sipër imazhit ka shkruar: “Pa hë, çfarë ka të re?”.
Pas këtij postimi nuk munguan komentet nga miqtë dhe fansat të cilët i ndërlidhën komentet me bluzën ngjyrë portokalli.
Kështu kanë nisur dyshimet se këtë sezon, Luana Vjollca mund të marrë drejtimin e spektaklit të humorit “Portokalli”.
Nëse kjo do të konfirmohet, tani e tutje Luanën nuk do e shohim më në ekran të shtunave, por të dielave.
Kujtojmë se sezonin e kaluar“Portokallia” u drejtua nga Fjoralba Ponari dhe Salsano Rrapi, ndaj pritet të kuptojmë në vijim se çfarë do të ndodhë me spektaklin./Lajmi.net/