Modelja dhe velina shqiptare, Kejvina Kthella është paraqitur përsëri spektakulare në një fotosesion të ri.
Kejvina ka disa ditë që është në Los Angeles.
Ajo ende nuk ka treguar arsyet e kësaj vizite por sot ajo ka postuar disa foto me një fustan të zi me disa rruaza ndriquese që i japin atij shkëlqim derisa bën foto për një fotosesion të ri.
E në këtë fotosesion nuk kanë munguar edhe komente nga fotomodelet dhe modelet e tjera shqiptare, që e kanë mikeshë Kejvinan.
Njëra prej tyre është Vildane Zeneli por edhe Oriola Marashi.
Kejvina tanimë mbetet të tregojë se a ishte në SHBA vetëm për këtë fotosesion apo edhe për ndonjë projekt tjetër.