Labi ka bërë një ndryshim në pamjen e jashtme, këngëtari kosovar ka pr.erë më shumë flokët duke u shfaq pak më ndryshe se zakonisht, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë derisa tregoi ndryshimin ai vuri një mbishkrim interesant sipër videos që ndau për ndjekësit.

“I hjeka flokët se mu dukshin si gajle me i pas, thash ti hjeki do gajle, nuk ka më mire për njeriun se sa ti bëj vetës qejfin, ditë të këndshme edhe për ju e bëhet mirë”, ka shkruar Labi.

Theksojmë se pos si një këngëtar i dashur dhe i kërkuar për mbrëmje e ahengje të ndryshme familjare, Labi njihet edhe për shpirtin human të tij duke ndihmuar njerëzit në nevojë, ndryshe, “Sa shumë t’kam dashtë” është kënga e fundit nga Labi./Lajmi/