Tirana dhe Durrësi janë dy qytetet ku do të sistemohen qytetarët afganë, të cilët po largohen nga vendi i tyre dhe pritet të strehohen në Shqipëri, pasi në Afganistan u rre zikohet jeta si pasojë e bashkëpunimit të tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja lavdëron Kosovën dhe Shqipërinë për gatishmërinë rreth strehimit të  afganëve

Të dhënat bëjnë të ditur, se kontingjenti i parë i të ardhurve është rreth 350 persona, kryesisht gra dhe intelektualë, ndërsa pritet që të vijnë në Shqipëri brenda pak ditësh me avionë ush tarak amerikanë.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Sipas marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo çdo person që kërkon të vijë mund të strehohet në vendin tonë, por është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtor të aleancës NATO-SHBA.

Institucionet që po merren me strehimin e afganëve në Shqipëri, e kanë përcaktuar tashmë territorin, vendndodhjen e re të tyre, por çdo gjë mbahet sekret.

Autoritetet amerikane i drejtuan qeverisë shqiptare dy kërkesa për strehimin e përkohshëm të intelektualëve afganë, të cilët janë të parët e listave për ekzekutim nga talebanët e Afganistanit dhe rrjedhimisht më të rrezikuarit.

Pritet që e njëjta strategji të ndiqet edhe për strehimin e afganëve, proces që pritet të realizohet në kampe provizore duke u mbështetur edhe nga organizata të ndryshme te migracionit.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur

Kosova dhe Shqipëria konfirmojnë mikpritjen për afganët - Telegrafi