Jasmina Kadriu vazhdon të mbesë personazh me interes për publikun përkundër që programi ku mori pjesë ka përfunduar prej muajsh.
Së fundmi në një bisedë me ndjekësit ajo është pyetur për shumë detaje nga jeta private për të cilat ka folur pa hezitim.
Një nga pyetjet interesante që iu bë ishte: “A ke ngacmuar ndonjëherë të dashurin e dikujt tjetër?”
“Nuk ingranohem nga ideja e të pasurit e diçkaje që është i arritshëm. Siç e marr unë mund ta marr dikush tjetër. Kështu që ç’e do diçka momentale?”, ka thënë Jasmina.
Mes tjerash në këtë bisedë ajo ka treguar se nuk është ndarë nga i dashuri ashtu siç u fol nëpër media.