Media greke i kanë kushtuar një vëmendje të vecantë rastit të arrestimit dhe më pas të lirimit të rumunit Drago Savulescu në Mikonos, bashkëshortit të modeles shqiptare, Angela Martini.
Savulescu u la i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali dhe se nuk akuzohej për mashtrime, sipas Protothema biznesmeni ndodhet i “burgosur” në një parajsë tokësore, konkretisht në një vilë prej 12 milionë eurosh, me dalje në det dhe me nëntë dhoma gjumi, në zonën e Agios Lazaros, Mykonos.
I dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen e tij në një skandal përvetësimi prej 114 milionë eurosh, ai u lirua disa ditë më parë me kushte kufizuese për të mos u larguar nga Mykonos derisa drejtësia të vendosë për ekstradimin e tij në Rumani, mes zbulimeve të pastrimit të parave, bën përshtypje fakti që ai jeton në një vilë me kosto qiraje 87,500 euro në javë megjithatë, biznesmeni rumun, sipas informacioneve të protothema.gr, dyshohet se ka bërë një marrëveshje të veçantë me pronarin e vilës, duke marrë me qira 8,000 euro në ditë, pra 56,000 euro në javë.
Protothema.gr kontaktoime avokatin e tij, Michalis Dimitrakopoulos , i cili bëri deklaratën e mëposhtme:
“Unë i kam paraqitur Prokurorit të Apelit tweEgjeut pretendimin ligjor se urdhër -arresti evropian i Rumanisë nuk mund të ekzekutohet sepse ka fushëveprim të nenit 11B të Aktit të Urdhër -arrestit Evropian, i cili ndalon në mënyrë eksplicite ekstradimin e një personi të kërkuar në Shtetin e kërkuar kur dënimi i kërkuar i vendosur nga gjykatat e shtetit kërkues në një vend tjetër evropian.
Eurojust konfirmoi në një letër sot se klienti im po vuan dënimin e Rumanisë në Itali sipas një Gjykate të Apelit të pakthyeshme italiane kështu, ekstradimi i tij në Rumani nuk ishte i mundur te realizohet në mënyrë të njëanshme” .